Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama po negocion për të dorëzuar Belinda Ballukun para drejtësisë, me kusht që bashkëshortja e tij, Linda Rama të mos thirret në Prokurorinë e Posaçme.
Foli për projekt rezolutën, përsëri një mashtrim. Për përfaqësuesit që do të miratojnë atë rezolutë ishin në Shqipëri dhe sollën mesazhin e qartë që Lubi Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe asnjë pengesë drejtësisë.
Ndërkohë që ky ka 4 ditë nga Uashingtoni dhe kudo, dorëzimin e Lubisë më kusht që Linda e tij të mos thirret në SPAK, por a do pranojë SPAK-u një marrëveshje të tillë që do të shënonte fundin dhe kapitullimin e tij, unë nuk mund të them.
Unë paralajmëroj shqiptarët se ai po bën përpjekjet më të jashtëzakonshme për të shitur Belindën për Lindën dhe kjo do të ishte një katastrofë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, tha Berisha.
vijon

Comments are closed.