Skip to content

7-vjeçari përplaset DY HERË, së pari nga një burrë pastaj 42-vjeçarja e mori përpara me makinë (EMRAT)

Detaje tragjike kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme ku një 7-vjeçar humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga dy makina të ndryshme.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se i mituri është përplasur fillimisht nga një burrë, e pas pak një tjetër mjet që drejtohej nga një 42-vjeçare e ka marrë përpara.

Për rrjedhojë, Policia e Tiranës ka vënë në pranga të dy autorët e dyshuar të aksidentit fatal që i morën jetën 7-vjeçarit.

Në pranga mësohet se ka rënë shtetasi Tomorr Shukulli, 55 vjeç dhe Valentina Koltraku, afro 42 vjeçe.

Deri më tani dyshimet janë se Shukulli e ka përplasur i pari fëmijën, ndërsa Koltraku e ka përplasur atë pas tij.

Është arrestuar nga policia e Tiranës, shoferi i makinës që paraditen e kësaj të marte, përplasi një fëmijë 7-vjeçar për vdekje në Kamëz dhe u largua nga vendngjarja.

Policia bëri me dije se edhe pse 7-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

“Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Published inBank

Comments are closed.