Skip to content

Banorët e Rrjollit rezistencë ndaj Policisë së Shtetit

Prej afro një muaj, banorët e zonës Baks-Rrjoll të Velipojës vijojnë me protestat e tyre kundër ndërtimit të resortit turisitik i cili prej ditësh ka shkaktuar përplasje të dhunshme fizike mes tyre dhe efektivë të policisë së shtetit.

As përplajset e ashpra me policinë nuk i kanë ndalur banorët për të protestuar për mbrojtjen e tokave të tyre.

Në videot e siguruara nga burimet, ditën e sotme njëri prej protestuesve shfaqet me këmbë të çarë e cila rrjedh gjak.

Pavarësisht përplasjeve apo lëndimeve të marra, banorët mes britmash e ulërimash theksojnë se nuk i dorëzojnë tokat e tyre, ndaj ata kanë vijuar me rezistencën e tyre ndaj policisë së shtetit.

“I ka b*let e mëdhaja ky fort që vjen në tokën tonë. Legena, hajduta” dëgjohet njëri prej protestuesve.

Prej afro një muaj banorët e Baks-Rrjollës protestojnë me pretendimin se toka është e tyre dhe nuk e dorëzojnë ndaj ata kërkojnë që punimet për ndërtimin  e resortit të ndalen sa më parë.

Edhe në protestën e djeshme situata mes banorëve dhe Policisë u përshkallëzua deri në përplasje të forta fizike ky njëri prej tyre përfundoi me dorë të çarë.

Nga ana tjetër, pronari i resortit që pritet të ndërtohet në zonë, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e banorëve duke faktuar se projekti po realizohet në përputhje të plotë me ligjin.

 “Kompania Gener 2 ndjen detyrimin të informojë opinionin publik me qartësi, përgjegjësi dhe transparencë të plotë” shkruhet në reagimin e bërë.

Në deklaratë sqarohet se sa i përket procesit gjyqësor të përfolur së fundi nuk ka të bëjë me perimetrin ku po zhvillohet projekti “Blue Borgo” dhe nuk ka lidhje as jurdike e as faktike me kompaninë në fjalë.

Published inBank

Comments are closed.