Vëlla e motër, Genard dhe Sonida Hajdini janë rikthyer në shtëpi pas disa ditësh trajtim spitalor, për shkak të gjendjes së rënduar psikike, menjëherë pas ndarjes nga jeta të babait të tyre, Paqësorit.
Pamjet nga shtëpia e tyre shokuan rrjetin dhe institucionet, administratori Florian Pullazi dhe urgjenca spitalore reaguan menjëherë për marrjen në kujdes të vëlla e motër.
Dje, ata janë rikthyer në shtëpinë e tyre dhe duken në gjendje të mirë e të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa falenderojnë mjekët, stafin spitalor dhe infermieret e reja të Psikiatrisë dhe Infektivit.
Genardi dhe Sonida thonë se ata u kanë shërbyer me përkushtim dhe gjatë këtyre ditëve janë kujdesur maksimalisht për ta.
Vëlla e motër kanë qenë studentë ekselentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por vrasja e nënës së tyre në Tiranë nga një plumb qorr në vitin e trazirave, shkatërroi familjen Hajdini, sepse ishin Genardi e Sonida që e panë nënën të rrëzohej përtokë e të mbuluar me gjak.

Comments are closed.