Skip to content

Kjo ditë do ngelë në histori! Donald Trump bën deklaratën e fortë

Presidenti amerikan Donald Trump i është drejtuar me një videomesazh kombit amerikan dhe gjithë botës, duke njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur zyrtarisht ofensivën ushtarake në Iran.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm”, tha presidenti në video.

Donald Trump kishte dërguar sinjale të përziera nëse planifikonte të sulmonte Iranin, duke u përgatitur për luftë, ama publikisht kishte thënë se favorizonte dialogun.

“Aktivitetet e tyre kërcënuese rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë shtetit dhe aleatët tanë në të gjithë botën”, tha presidenti në mesazhin tetë-minutësh.

Një banore 35-vjeçare e Teheranit i tha CNN-së se ishte në zyrën e saj kur ajo dhe kolegët e saj panë “vende të ndryshme që po goditeshin”, si dhe shumë avionë në qiell. SHBA ka zhvendosur gjatë javëve të fundit në Lindjen e Mesme, luftanijet dhe arsenalin e saj ushtarak.

“Për 47 vjet, regjimi iranian ka kënduar “Vdekje Amerikës” dhe ka zhvilluar një fushatë të pafundme gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive, duke synuar Shtetet e Bashkuara, trupat tona dhe njerëzit e pafajshëm në shumë, shumë vende”, është shprehur Donald Trump.

Presidenti Donald Trump po vazhdon të monitorojë sulmet ajrore amerikane në Iran nga resorti i tij në Mar-a-Lago, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN. Ai i inkurajoi iranianët të marrin kontrollin e qeverisë së tyre kur të përfundojnë operacionet ushtarake amerikane.

“Kur të mbarojmë, merrni qeverinë tuaj. Do të jetë e juaja për ta marrë. Ky do të jetë ndoshta shansi juaj i vetëm për breza të tërë”, tha presidenti.

“Për shumë vite, ju keni kërkuar ndihmën e Amerikës, por nuk e morët kurrë. Asnjë president nuk ishte i gatshëm të bënte atë që unë jam i gatshëm të bëj sonte. Tani keni një president që po ju jep atë që dëshironi, kështu që le të shohim se si do të përgjigjeni”, tha ai.

“Amerika po ju mbështet me një forcë të jashtëzakonshme dhe një forcë shkatërruese. Tani është koha për të marrë kontrollin e fatit tuaj dhe për të çliruar të ardhmen e begatë dhe të lavdishme që është afër jush”, vazhdoi ai.

«Ky është momenti për veprim», përfundoi presidenti. «Mos e lini të kalojë.»

Published inBank

Comments are closed.