Skip to content

Fier! Ngjarje e rende

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku një 71-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij, djalin e vëllait.

Policia bën me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

71-vjeçari është arrestuar, ndërsa pas kontrollit nga policia në banesë autorit iu gjetën dhe sekuestruan disa fishekë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë”, njofton policia.

Published inBank

Comments are closed.