Skip to content

E pret…! Zbulohet skandali pse Sokol Balla u thirr ne SPAK, ja cfare ka bere per Belinden

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta publike, duke përmendur emrin e gazetarit Sokol Balla, pas daljes së tij nga ambientet e SPAK.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se, ndonëse Balla është i divorcuar prej rreth 20 vitesh nga ish-bashkëshortja e tij, e cilësuar prej tij si “Lubia”, sipas pretendimeve të opozitës, bashkëpunimi mes tyre në atë që ai e quajti “bashkëvjedhje” ka vijuar edhe pas ndarjes ligjore.

“E patë se si doli nga SPAK-u Sokol Balla. I divorcuar prej 20 vitesh, por vazhdonte bashkëvjedhjen me Lubinë edhe pas divorcit. Thuhet se të paktën 10 milionë euro i janë transferuar atij nga ajo,” u shpreh Berisha.

Më tej, kreu i opozitës deklaroi se e ka sjellë këtë rast si shembull për të ilustruar, sipas tij, një skemë më të gjerë që përfshin edhe figura të tjera mediatike e politike. “Po kaq janë edhe Bolino dhe të tjerët,” tha ai, duke shtuar se vendi ndodhet përballë asaj që e quajti një “amalgamë mafioze qeveritaro-mediatike”.

Në fund të fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestë. “Duhet të shpëtojmë nga kjo gjendje, nga kjo administratë dhe nga kjo strukturë që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare. Sot, në orën 18:00, të gjithë të marshojmë rrugëve të Tiranës në kryengritjen tonë paqësore,” përfundoi ai.

Published inBank

Comments are closed.