Kryeministir Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që po mbahet në kryeqytet nga opozita, ku gjatë marshimit të tyre kanë hedhur molotovë dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga ajo që po ndodh në Iran, duke i vendosur paralelisht me situatën e krijuar aktualisht në Tiranë gjatë protestës së thirrur nga opozita.
Në mesazhin e tij, Rama ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë ironike ndaj aksionit të opozitës, duke e lidhur situatën në vend me zhvillime ndërkombëtare dhe duke theksuar kontrastin mes, pozicionimit të Shqipërisë në arenën globale dhe asaj që po ndodh në rrugët e Tiranës.
“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan kryeministri.
Reagimi i tij vjen në një moment kur protesta, e nisur fillimisht para ambienteve të Kryeministrisë, është shoqëruar me tensione dhe incidente, përfshirë përdorimin e molotovëve dhe ku nuk kanë munguar as djegia e kazanëve të mbeturinave.

Comments are closed.