Skip to content

E fundit! Veprimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, Erdogan bën reagimin e fortë

Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan, i ka kërkuar botës islame të veprojë urgjentisht për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Sipas deklaratave të transmetuara nga agjencia e lajmeve Anadolu, Erdogan tha se do të përshpejtojë përpjekjet diplomatike për të vendosur një armëpushim dhe për t’u rikthyer në tryezën e negociatave.

Erdogan raportohet gjithashtu të ketë thënë se është “thellësisht” i shqetësuar për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat ai tha se “filluan me provokimet e Netanyahut”.

“Ne gjithashtu i konsiderojmë të papranueshme sulmet me raketa dhe dronë të Iranit kundër vendeve tona vëllazërore në Gjirin Persik, pavarësisht arsyes”, shtoi Erdogan.

Kujtojmë se ditën e sotme SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme ajrore në Iran, teksa Teherani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa./Shqiptarja

Published inBank

Comments are closed.