Një situatë e tensionuar është shënuar mbrëmjen e sotme pranë banesës së ish-diktatorit Enver Hoxha, ku protestuesit të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha janë ndaluar.
Turma e demokratëve ka hedhur fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike drejt ambienteve të vilës.
Zhurma e shpërthimeve dhe flakët nga mjetet piroteknike kanë përfshirë oborrin dhe fasadën e godinës, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur në perimetër për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Ndërkohë siç shihet edhe në këto pamje, brenda banesës ndodhej edhe një person, me shumë gjasa punonjës.
Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës në kryeqytet. Ndryshe nga tubimet e kaluara, kësaj radhe PD ka ndërruar skenar. Para Kryeministrisë nuk u mbajt asnjë fjalim, ndërsa militantët fillimisht u mblodhën fillimisht para selisë së PD dhe bashkë me Berishën marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Asnjë molotov nuk u hodh drejt kryeministrisë, por vetëm në kosha dhe në drejtim të një biznesi në Tiranë.
Militantët të kryesuar nga Sali Berisha dhe deputetë të PD marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty efektivët i zunë pritë në mes të rrugës, për të mos lejuar që t’i afrohen godinës. Gjatë përplasjeve, militantët e Berishës e çanë kordonin e Policisë, por reagimi i bluve ishte i menjëhershëm duke i shpërndarë me ujë e gaz lotsjellës.
Militantët të shoqëruar nga kupola drejtuese e PD po marshojnë nëpër Tiranë, duke bllokuar disa rrugë në kryeqytet. Më pas iu drejtuan Policisë së Tiranës, ku edhe aty efektivët i zunë në pritë dhe më pas militantët u larguan. Pas marshimit mes për mes bllokut, u hodhën molotovë në drejtim të vilës së ish-diktatorit Hoxha.
Ky është momenti kur vila e ish-diktatorit Enver Hoxha përfshihet nga flakët.
Ishin protestuesit e PD të cilët hodhën dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës, duke i vënë flakën.
Top Channel


Comments are closed.