llir Proda është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Vendimi është marrë sot nga Kryeministri Edi Rama. Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.
Si shkak për momentin, Proda është shkarkuar me urdhër të kryeministrit një ditë pasi Policia e Shtetit nuk arriti të sigurojë rendin dhe qetësinë publike.
Por siç e paralajmëroi edhe dje “Pamfleti”, shkaku i vërtetë i ndryshimit qëndron diku tjetër, dhe ka të bëjë me paranojën e shtuar tek Edi Rama, për një bashkëpunim të mundshëm si logjistik, si shkëmbim informacioni ndërmjet policisë dhe SPAK.
Edi Rama kërkon ta kthejë Policinë e Shtetit, në një gardë pretoriane, që në rast të ndonjë telashi të madh të tij, të dalë në front të hapur luftimi me armiqtë e kryeministrit.
Lufta në këtë rast nuk do të jetë aspak e ftohtë, por e ashpër, madje edhe ‘trup më trup’. Kur sulmoi hapur “trimoshët e BKH me patllake”, dërgoi pikërisht sinjalin që askush nuk duhet të mendojë të afrohet, pasi do të ketë përgjigjen direkte.
Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024. Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.
Dje në protestën e zhvilluar nga opozita më 28 shkurt nuk munguan molotovët dhe mjetet piroteknike drejt institucioneve, ku incidenti më i rëndë u shënua në Vilën 31.
Në ish vilën e Enver Hoxhës, që u vizitua sot nga Rama, u hodhën bomba molotov të cilat rrezikuan sigurinë e personave që ndodheshin brenda godinës.
Si pasojë e shpërthimeve u shkaktuan edhe dëmtime në godinë. Në lidhje me këto akte janë arrestuar katër persona.

Comments are closed.