Lajmi fundit! S*lmohet zyra e Tom Doshit në Tirane, forca te shumta policie, d*shohet se…(Foto)

Forca të shumta policie janë vendosur në zonën e Ali Demit në Tiranë. Disa persona dyshohet se kanë thyer zyrën e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi.

Gazetarja Sara Demushi ishte në një raportim për Euronews Albania ku tha se bëhet fjalë për disa persona të cilët kanë sulmuar zyrën e PD në zonën e Ali Demit.

“Po vijojnë hetimet për të siguruar të gjitha provat nga ana e grupit hetimor. Ende nuk ka informacione se përse është sulmuar zyra e subjektit zgjedhor. Pritet të merren edhe pamjet e kamerave të sigurisë”,-tha Sara Demushi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.