Këtë të diel është arrestuar në flagrancë ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për Qarkun e Durrësit.
Në pranga ka rënë Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Varaku është arrestuar pasi dyshohet se ka shkatërruar objekte të ndryshme pune brenda ambienteve të institucionit ku më parë ka ushtruar detyrën. Po ashtu, ai akuzohet se ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të AKU-së.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, ish-drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune. Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit”, – thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Comments are closed.