Sot lufta mes SHBA dhe Izrael, kundrejt Iranit ka hyrë në ditën e tretë. Dhe shqetësimi e tensioni i shkaktuar nga kjo luftë e re e nisur mund të themi se ka qënë global.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në rrejtin social “Facebook”, gazetari Gjergji Thanasi u ka bërë thirrje shqiptarëve të jenë vigjilentë sa i përket luftës së sapo nisur.
Thanasi ka rikujtuar edhe njëherë ngjarjen e ndodhur rreth 4 vite më parë, ku emri i tij dhe i Olsi Jazexhiut u përfshi në një raport të Microsoft për sulmet kibernetike të Iranit, asokohe Thanasi dhe Jazexhiu i kanë dërguar një letër presidentit ku janë ndalur te siguria kombëtare.
Më tej ai ka ngritur alarmin ndaj sulmeve të kryera nga Irani në Qipro, në bazën ushtarake angleze, dhe argumenton se pavarësisht se është pjesë e BE, dhe Anglia ka fuqi bërthamore, sërish u sulmua. “Perrallave tip Shqiperine e mbron Neni 5 i Kartes se NATO-s u doli boja” shprehet ai, teksa shton se Irani nuk ka frikë të sulmojë edhe Shqipërinë.
“Qipro greke eshte anetare e Bashkimit Evropian, e megjithate Irani godet me raketa. Kur godet objektiva angleze ne Qipro, Irani paska frike te godase ish terroristet iraniane ne Shqiperi?!?!?! Shqiptare jini vigjilente!” ka shkruar ai në postimin e tij.
Thansi thekson se është duke i paralajmëruar shqiptarët për këtë rrezik, duke pretenduar se edhe shpërthimin e Gërdecit e “parashikoi” 4 orë para në një emision televiziv.
“Shoke te Drejtorise se Antiterrorit paralajmerimi im nuk eshte per te perhapur panik (akuze me te cilen u perpoqet te me burgosni ne vitin 2020). Postimi im eshte apel per vigjilence” sqaron ai. Duke i drejtuar një pyetje ironike Kryeministrit: “I dashur kryeminister Edvin, po sikur larg qofte raketat iraniane te godasin ne Manez?!?!”
Kujtojmë se në Manëz ndodhet kampi Ashraf 3, ku që prej vitit 2012 qeveria e athershme mirëpriti ardhjen e anëtarëvë të parë opozitës iraniane në tokën shqiptare. E deri në vitin 2016, mbërriti grupi i fundit i ish-terroristë, i mirëpritur nga Sqipëria me kërkesë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u rrezikohej jeta pas rrëzimit të Sadam Hyssein.
Anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit, ishte një lëvizje, e konsideruar terroriste nga vendet perëndimore, e vila u krijua në 1960 kundër regjimit të Shahut të Iranit.
Financimi dhe aktiviteti i tyre mbetet një pikëpyetje e madhe prej vitesh tashmë.
Postimi i plotë:
Bashke me Olsi Jazexhiun thuajse 4 vite me pare i derguam leter publike Presidentit Meta per rrezikimin e sigurise kombetare nga prezenca e ish terroristeve iraniane ne Manez.
Sot Irani leshon raketa kundra bazave ushtarake angleze ne Qipron greke. Perrallave tip Shqiperine e mbron Neni 5 i Kartes se NATO-s u doli boja. Irani guxon te leshoje raketa kundra bazave ushtarake angleze (sovreign bases), kur Anglia eshte fuqi berthamore dhe ka vend te perhershem ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.
Qipro greke eshte anetare e Bashkimit Evropian, e megjithate Irani godet me raketa. Kur godet objektiva angleze ne Qipro, Irani paska frike te godase ish terroristet iraniane ne Shqiperi?!?!?!
Shqiptare jini vigjilente!
P.S.
Njelloj si diten e shperthimit ne Gerdec, kur une nja 4 ore para paralajmerova per shperthimin te Emisioni televiziv “Koha per tu zgjuar” edhe sot une i paralajmeroj shqiptaret per kete rrezik.
Shoke te Drejtorise se Antiterrorit paralajmerimi im nuk eshte per te perhapur panik (akuze me te cilen u perpoqet te me burgosni ne vitin 2020).
Postimi im eshte apel per vigjilence.
I dashur kryeminister Edvin, po sikur larg qofte raketat iraniane te godasin ne Manez?!?!
Po sikur larg qofte te godasin edhe Surrelin, ku eshte vila e juaj fort i nderuar kryeminister?!?!?!

Comments are closed.