Skip to content

E rëndë! Rrhet gazetari njohur shqiptar nga reperi famshëm! Policia bën veprimin urgjent

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore pas sulmit fizik të reperit Gramos Krasniqi, të njohur si “Mossi” ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se policia është autorizuar për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar, shkruan Insajderi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se sot, rreth orës 16:00, është pranuar informacioni lidhur me një rast të sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli. Menjëherë pas pranimit të informacionit, Prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të personave të dyshuar, si dhe për sigurimin e provave relevante”, thuhet në njoftim.

“Aktualisht, organet e rendit janë duke zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë”, vijon njoftimin më tej prokuroria.

Published inBank

Comments are closed.