Skip to content

Shqipëria të qëndrojë neutrale, mos e fusni vendin në

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në studion e emisionit “Top Story” u diskutua mbi përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, si dhe kundërpërgjigjen e këtij të fundit ndaj objektivave dhe bazave ushtarake amerikane.

Pjesë e panelit ishin eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço dhe konspiracionisti Alfred Cako, mes të cilëve pati një debat të fortë lidhur me ndikimin e situatës në Shqipëri.

Karamuço u shpreh se nuk ka asnjë rrezik konkret për vendin dhe se po përhapet propagandë që synon të krijojë panik tek qytetarët me pretendime për sulme të mundshme ndaj Shqipërisë. Ai paralajmëroi se strukturat e antiterrorit janë në lëvizje dhe se do të merren masa konkrete ndaj personave që, sipas tij përhapin qëllimisht frikë dhe pasiguri në publik.

Nga ana tjetër, Cako e kundërshtoi ashpër këtë qëndrim, duke theksuar se askush nuk mund të cenohet për mendimin e tij dhe se arrestimet për deklarata publike do të përbënin shkelje të lirisë së shprehjes. Ai argumentoi se Shqipëria duhet të qëndrojë larg konfliktit, të mbajë një pozicion neutral dhe të bëjë thirrje për paqe, duke shtuar se retorika politike mund ta ekspozojë vendin ndaj rreziqeve të panevojshme.

Pjesë nga debati:

Karamuço: T’i qetësojmë shqiptarët se kanë nisur na ze raketa, nuk na ze raketa. Ju thashë kjo bëhet një propagandë për të përhapur armik. Këta antiterrori janë vënë lëvizje, do ketë masa konkrete kush përhap panik. Do të ketë të tjera masa ndaj këtyre personave që hapin panik, e kanë qëllim këtë punë. Nuk na takon ne pse e bëjnë këtë. Njeri prej tyre nuk hyn dot në Shqipëri se  e arrestojnë direkt.

Alfred Cako: Pse mendon ti se duhet të arrestohen këta që shqetësohen për këtë punë, çfarë ka këtu? E dyta kjo Manza ka qenë një qendër shumë e rëndësishme për luftën kundër Iranit. Unë nuk e quaj regjim e quaj qeveri. Irani është një shtetet më demokratike në pikëpamjen e formës, bën zgjedhje në mënyrë periodike, këto mund të  enë dhe formale. Kjo që sapo the që këta dashkan të arrestojnë, ky është një idiotllëk i madh. Nuk mund të cënohet askush për mendimin e vet. 

Karamuço: Jo ti nuk mund të hapësh panik. E kemi për të tjerët, nuk e kemi për ty 

Alfred Cako: Pse diktaturë do vendosni ju m?  

Karamuço: Unë nuk të ndërpreva kur fole. 

Alfred Cako: Shqipëria është vendi më i patë në botë. Dil në 2 të natës, femra t’i bjerë nga Kukësi në  në Sarandë më 2 të natës nuk e prek njeri. Çfarë është ky antiterrori? Po tmerroni njerëzit. Shqipëria nuk duhet të jetë e angazhuar në këtë luftë. Shqipëria të jetë e kujdesshme të mbajë qëndrim neutral dhe të bëjë thirrje për paqe. Ç’punë ka kryeministri shqiptar për luftën që bëhet andej.

Karamuço: Nuk duhet të flasë kryeministri dhe unë që jam këtu për këtë punë. Më lër të them mendimin tim.

Alfred Çako: Mund të na bjerë një boom këtu për shkak të retorikës së kryeministrit. Po u sulmua, çfarë do bësh ti po u sulmua?

Karamuço: Mos bëj propagandë.

Published inBank

Comments are closed.