Skip to content

SHBA veproi me pabesi! Gjinishi: Kjo ka bashkuar Iranin, ja çfarë po ndodh që askush spo ua thotë

Analisti dhe pedagogu Ermir Gjinishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, sulmin e nisur më 28 shkurt nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, u shpreh se kjo ndodhi kur palët po bënin negociata që dukej se po shkonin mirë. Ai e cilësoi një luftë të paramenduar pasi Izraeli nuk ndihej i sigurtë me pushtetin dhe fuqinë e Iranit dhe satelitëve të Iranit në rajon dhe nga ana tjetër ky sulm është një agresion ndaj një vendi sovran të pavarur.

“Jemi në një fazë tjetër të zhvillimit të marrdhënieve mes Iranit dhe SHBA. Ka kaluar tre faza, sanksionet, lufta 12 ditore, u kalua te protestat, që kishte edhe njerëz të armatosur dhe të infiltruar nga shërbimi, vijmë se sulmi i 28 shkurtit. Izraeli ka kryer vrasje politike, shkencëtarësh e me rradhë në Iran.

Nuk është diçka e re përplasja, por është interesante që palët vendosën të bëjnë një raund negociatash, ku po shkonin mirë, kishte dallime në detaje, ndërkohë që erdhëm te sulmi i 28 shkurt. Sipas Shtëpisë së Bardhë arsyetohet në heqjen dorë të Iranit për pasurimin e uraniumit, mbyllja e sistemeve të raketave balistike dhe e treta, rrëzimi i regjimit.

Sa i përket armëve bërthamore, Irani kishte rënë dakord të dorëzonte një sasi të uraniumit të pasuruar deri 90%, po shihej mënyra se ku do ta çonte. SHBA kishte ofruar të furnizonte Iranin me karburant bërthamor.

Irani akuzohet për uranium të pasuruar dhe rrezikun për prodhimin e një arme bërthamore.

Kemi Izraelin që ka 80-200 koka bërthamore, që nuk lejohet as ta kontrollojnë inspektorët. Izraeli nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për të hequr dorë. Irani i lejon inspektorët.

Me fjalë të tjera, ajo që po bën propaganda, që Izraeli është viktimë, nuk është kështu, nuk është viktimë, por arsyeja. Irani është sulmuar dy herë dhe nuk ka sulmuar asnjëherë vetë si shtet.

A mund ta bënte vetë Izraeli këtë? SHBA në optikën e Iranit, në momentin që ishin në negociata, thyen negociatën dhe ishte pabesi.

Mendoj se kjo luftë, përtej negociatave, ishte e paramenduar që do të ndodhte, pasi Izraeli nuk ndihet i sigurtë me pushtetin dhe fuqinë e Iranit dhe satelitëve të Iranit në rajon.

Problemi i dytë, rrëzimi i regjimit. Sulmi është agresion ndaj një vendi sovran të pavarur. Është agresion i hapur. Nëse e quan teokracinë e Iranit, sistem diktatorial, mund të themi po, por ka pafundësi sisteme të egra diktatoriale, shumë vende të rajonit janë deri-diku diktatoriale, pra ideja se po godasim sistemet diktatoriale për të sjellë demokraci është e gabuar. Njëlloj si në Irak. Ose në Afganistan, u bë luftë me talebanët dhe sot janë në pushtet.

Është e njëjta skenë si në Venezuelë, por e dhunshme. Maduro iku nga skena, por a është Venezuela shtet më demokratik? Sigurisht që jo.

Kjo nuk ka të bëjë me qëllimet e shfaqura të SHBA, të cilat janë pikat dhe objektivat që ka ngritur Netanyahu dhe qeveria ekstremiste e Izraelit.

Në SHBA ka një debat sot, e kemi aleat Izraelin apo jemi kthyer në mjet që na prodhon Izraelit.

Për rrëzimin e regjimit, koha ka treguar se regjimet nuk rrëzohen me goditjen e një lideri, pasi nuk janë emër, por sisteme. Mossad ka celula aktive në Iran, por është shumë më i interesur Izraeli se SHBA.

Vrasja e Khamenei, ai qëndroi dhe dëshiroi të vritet, refuzoi këshillat e institucioneve për t’u futur në vendstrehime. Ndryshe nga çfarë e kishte menduar SHBA, që vrasja e lidershipit mund të niste protestat, ajo dha efekt të kundërt. Opozita dhe qytetarët janë bashkë. Nuk kemi një çarje politike dhe ushtarake në Iran, madje edhe kundërpërgjigja ishte e shpejtë, nuk u krijua vakum. Regjimet nuk rrëzohen duke goditur liderët. Nëse nuk rrëzohen me dhunë, ato bëhen më të rrezikshme. Si do të jetë Ayatollahu që do të vijë?”- tha Gjinishi.

Published inBank

Comments are closed.