Skip to content

Rogerti merr vendimin që e prisnin të gjithë: Lë shtëpinë e “Big Brother-it”

Prime i sotëm i “BBVA5” ka nisur plot tensione për shkak të pyetjes së pahijshme që Rogerti i bëri Mateos në lidhje me motrën e këtij të fundit, ndërsa banori zgjodhi të lërë shtëpinë.

Pas kritikave të shumta nga banorët dhe opinionistja për fjalët e përdorura, Rogerti zgjodhi të ndërpriste garën e tij në këtë format televiziv.

Në fjalën e tij Rogerti është shfajësuar për pyetjen që ndezi debat jo vetëm në shtëpinë  e ”Big Brotherit” por dhe jashtë saj.

“Të bësh seks është normale o vëlla, s*ks bëjnë të gjithë, dhe ata në Afrikë” u shpreh Rogerti.

Madje dhe opinionistja e Big Brotherit, Monikla Kryemadhi e kritikoi për sjelljen dhe fjalët e pahijshme që ai përdor me banorët. Monika i kujtoi Rogertit se ai nuk duhet të cekë familjen e askujt me deklaratat e tij të pahijshme.

“Të isha familjare e jotja do të ta prisja gjuhën!” iu drejtua opinionistja e programit Rogertit.

Pas kritikave ndaj tij, Rogerti kërkoi të linte ambientet e shtëpisë së “BBVA5” dhe vendosi të dilte nga shtëpia.

Published inBank

Comments are closed.