Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Dibrës, ku një shtetas ka tentuar që të vrasë një efektiv policie.
Burime për mediat bëjnë me dije se efektivi i “Shqiponjave”, 40-vjeçari Gentjan Meda, ka mbetur i plagosur pasi është shtyrë nga shtetasi të cilin do e arrestonte.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Dyshohet se ky i fundit ka shtyrë efektivin, megjithatë nuk përjashtohet as pista që ai mund të jetë plagosur me armë zjarri pasi raportohet se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar dhe krisma armësh.
Efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim nga policia, priten më tepër detaje në vijim.

Comments are closed.