Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i kësaj force politike, Tomor Dosti, është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare.
Dosti u zgjodh si deputet i PD-së në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998, ai vendosi që të tërhiqej nga politika aktive.
Ish-deputeti vinte nga shtresa e të persekutuarve politik në kohën e diktaturës, ku në vitin 1953, u dënua me 25 vjet heqje lirie. Ai e vuajti dënimin në Burrel, ndërsa pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht.
Tomor Dosti lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1930 dhe ishte djali i ish-djali i Hasan Dosti, i cili u arratis së bashku me fëmijët e tjerë nga vendi ynë pas pushtimit gjerman.
Dosti u arrestua 1953 dhe u dënua me 25 vite heqje lirie “për tentativë arratisjeje”.
Ai iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 1991 dhe së bashku me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën, krijuan lëvizjen politike demokrate.


Comments are closed.