Skip to content

“Gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen”, mesazhi i fshehtë që fshihet! Kujt po i drejtohet Balluku pas shkarkimit?

Belinda Balluku, ish zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e shkarkuar pak ditë më parë nga detyra u shfaq sot gjatë ceremonisë së prezantimit të Enea Karakaçit në krye të ministrisë që ajo drejtonte.

Në mbyllje të fjalës së saj, ajo përmendi edhe disa shprehje popullore, në dukje si një mesazh i koduar.

“Dua të mbani medn dicka, populli është më i mencuri nga të gjithë. Populli thotë: gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen, thotë se fjalët lënë plagë dhe shenja, por thotë se edhe fjalët i merr era. Mos harroni se ato çka era nuk merr, janë veprat dhe ajo që lini pas”, tha Balluku.

Published inBank

Comments are closed.