Skip to content

Nuk paska…! Kush është ministrja modeste e Ramës, që shkon me taksi për t’u betuar…

Ministrja e re e kabinetit të Ramës, Eriona Ismaili ka shkuar me taksi në Pallatin e Brigadave, aty ku është zhvilluar ceremonia për betimin e ministrave të rinj në qeveri.

Ndryshe nga sa jemi mësuar që ministrat të lëvizin me makinat e shtetit, Ismaili ka zgjedhur si mjet transporti në taksi.

Erjona Ismaili, kandidatja për Partinë Socialiste në Qarkun e Vlorës, ka treguar ditën e sotme mënyrën se si është njohur me Kryeministrin, në rrethana konfliktuale. Gjatë podkastit maratonë “Flasim”, Rama i kërkoi kandidates të tregonte se si ishte njohur me të.

Rama: Më thuaj si jemi njohur bashkë ?

Ismaili: Ne bashkë jemi njohur duke u zënë. Ditën e nesërme të përmbytjes së Vlorës. Një nga shtëpitë e përmbytura ishte shtëpia ime – për të dytën herë, pas dhjetë vitesh. Herën e parë, sherri nuk arriti deri tek ju, por herën e dytë, po. Ju kam nisur një mesazh, bashkë me një telefonatë, jo shumë korrekte nga ana ime. Pastaj më morët ju në telefon. E kam menduar se biseda do të ishte më e qetë sesa ishte… derisa më bëtë pyetjen e parë: “A e ke shtëpinë e siguruar?” Edhe unë thashë: “Sigalin e di vetë!” dhe biseda zgjati 13 minuta sherr.

Rama: Fjalia që mua më nguli në mendje ishte: “Tjetër thoni dhe tjetër na bëni. Dhe kur vjen puna këtu, të njëjtët njerëz, po kjo histori… dhe askush nuk do të dijë se kush ka merita dhe kush nuk ka merita.” Kjo ishte fjalia që më ngeli në mendje. Në mendje të ngelin ato që të dhëmbin.

Published inBank

Comments are closed.