Skip to content

Donald Trump i bën premtimin e madh Iranit: Dorëzohuni pa kushte! Ja “mrekullia” që i pret kur ta bëjnë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar të premten “dorëzim pa kushte” nga regjimi iranian, deklarata më e fortë e bërë nga administrata amerikane që prej fillimit të operacionit ushtarak kundër Iranit një javë më parë.

Presidenti amerikan e bëri deklaratën në rrjetin social Truth Social, duke theksuar se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me Teheranin përveç kapitullimit të plotë.

“Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kushte”, shkroi Trump, duke shtuar se pas përfundimit të konfliktit duhet të zgjidhen drejtues të rinj “të pranueshëm dhe të mirë” për vendin.

Ai premtoi gjithashtu se SHBA dhe aleatët e saj do të ndihmojnë në rindërtimin e Iranit pas luftës.

“Irani do të ketë një të ardhme të madhe. Make Iran Great Again (MIGA)”, shkroi Trump.

Deklarata e tij vjen disa orë pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, njoftoi se disa vende kanë nisur përpjekje ndërmjetësimi për t’i dhënë fund konfliktit.

Ai theksoi se Irani është i gatshëm për paqe të qëndrueshme në rajon, por nuk do të hezitojë të mbrojë sovranitetin e tij.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka thënë ministrave të jashtëm arabë në biseda telefonike se lufta mund të zgjasë edhe disa javë të tjera. Sipas tij, objektivi aktual ushtarak është goditja e lëshuesve të raketave, rezervave dhe fabrikave të armëve të Iranit.

Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë pretendojnë se rreth 60% e lëshuesve dhe rezervave të raketave të Iranit janë shkatërruar.

Sipas admiralit Brad Cooper, sulmet me raketa nga Irani kanë rënë me rreth 90% krahasuar me ditën e parë të luftës.

Ndërkohë, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një bunker të fortifikuar nën kompleksin e ish-liderit suprem iranian, Ali Khamenei, që besohet se përdorej si qendër emergjente komanduese.

Ushtria izraelite po verifikon nëse në momentin e sulmit ndodheshin zyrtarë të lartë iranianë brenda objektit.

Published inBank

Comments are closed.