Skip to content

E fundit! Ngjarje e rëndë në Francë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku Liliane Coinchelin 72-vjeçare, banore e Saint-Michel-sur-Meurthe (Vosges), u vra nga djali i saj ndërsa djali tjetër dhe nusja fshehën krimin e rëndë. Edhe pse prej kohësh ajo ishte shpallur e zhdukur llogaritë e saj bankare vijonin të ishin aktive.

Sipas mediave franceze djali më i vogël akuzohet për rrëmbim, torturë, vrasje dhe fshehje të trupit, ndërsa djali i madh dhe partnerja e tij akuzohen për fshehje të krimit, bashkëpunëtore dhe mashtrime financiare.

Viktima u mbajt peng për muaj të tërë, e izoluar dhe e monitoruar nga kamera, ajo u kequshqye aq sa në momentin e vdekjes peshonte vetëm 30 kilogramë. Trupi i saj u varros në një pyll, nga djali i vogël dhe të tre vazhduan të përdornin llogaritë bankare për të përfituar financiarisht.

Më 28-janar ishte kryebashkiaku i Saint-Michel-sur-Meurthe ai që njoftoi policinë për zhdukjen shqetësuese të Liliane Coinchelin. Gjatë kontrollit të tyre, hetuesit nga policia gjyqësore e Nancy e gjetën apartamentin e saj bosh.

“Hetimet zbuluan se dy djemtë dhe nusja e znj. Coinchelin po jepnin dëshmi të pabesueshme për zhdukjen e saj, megjithatë llogaritë e saj bankare vazhduan të ishin aktive, pasi që bijtë e saj kishin marrë kredi të shumta që nga viti 2022.” shpjegoi prokurori i Épinal, Frédéric Nahon, në një deklaratë.

Krimi është pranuar dhe treguar nga vetë autorët, ndërsa hetuesit vijojnë kërkimet për trupin e viktimës.

Published inBank

Comments are closed.