Skip to content

Sokol Balla ngelet i “bllokuar” në Dubai, cilat janë mesazhet e fshehta që po i dërgon Ramës

Jo vetëm modelet, këngëtaret, ish miset, pra të ashtuquajtura VIP-a, por edhe gazetari Sokol Balla, i njohur si Kol Kyçi është bllokuar në Dubai, vend i njohur si ‘mbretëria e qejfit’. Teksa SPAK po e heton në Tiranë për korrupsion dhe pastrim parash, Kol Kyçi ka ngecur në Dubai për shkak të pezullimit të fluturimeve pas bombardimeve nga Irani.

Kol Kyçi, i cili ka nisur t’u japë mesazhe të koduara mafioze Edi Ramës dhe SPAK-ut, ka publikuar edhe një video nga Dubai, në kuadër të një turi udhëtimi të gazetarit në Lindjen e Mesme, financuar me para që dyshohet se janë produkt i aferave me paratë dhe pasuritë publike.

Kol Kyçi është caktuar me rekomandim politik nga Edi Rama drejtor i televizionit ABC News, i cili përpos lavatriçe pastrimi parash, e ka kthyer ABC News edhe në harem, ashtu siç ka operuar në çdo televizion ku e ka çuar partia. Si drejtor i ABC-së, gazetari ka një pagë rreth 40 mijë euro në muaj aq sa fitimi i disa viteve të marra së bashku para vitit 2022 të televizionit lavatriçe. Që nga viti 2022 televizioni nuk dorëzon bilance në tatime, ndërsa tatimet, Patrimi i Parave, Krimi Ekonomik etj., nuk kanë këllçe për të zbatuar ligjin.

Roli i dyshimtë i ABC News si mbulesë e mundshme e një prej linjave të korrupsionit me rrugët e Shqipërisë po hetohet nga SPAK në kuadër të dosjes së ARRSH dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Kol Kyçi qëndroi javën e kaluar disa orë në SPAK. Kur doli ishte aq i turbulluar dhe trullosur nga pyetjes e hetuesve dhe zbulimi i fakteve sa që ngatërroi daljen nga rrethimi para SPAK-ut.

VIP-at që janë bllokuar në Dubai

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se në Emirate aktualisht ndodhen afro 3 mijë shqiptarë, 1500 rezidentë. Ndërkohë, afro 1500 të tjerë ndodhen atje për qëllime turistike, 500 nga të cilët janë vetëdeklaruar në ambasadë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai?

Reperi i njohur kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në ‘InstaStory’, pasi ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit e tij që janë shqetësuar për sigurinë e tij për shkak të situatës së tensionuar në rajonin ku ai ndodhet aktualisht.

Përmes një mesazhi të shkurtër, artisti ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai dhe është mirë, duke siguruar fansat se nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

“Faleminderit shumë krejtve që më keni shkrujt dhe keni pyet për mua. Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak. Respekt maksimal për gjithë kujdesin që ma keni tregu”, – ka shkruar Fero në ‘InstaStory’.

Po në Dubai është edhe ish-partnerja e tij, Arbenita. Prej disa kohësh modelja jeton dhe punon në Dubai, duke ndërtuar jetën e saj në këtë vend. Por duket se edhe modelja ka reaguar, duke treguar se është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasur probleme nga sulmet e Iranit.

Ndërkohë që këto kohë edhe Alesia Bami ka qenë në vendin luksoz. Moderatorja, e cila është distancuar këtë sezon nga ekrani, ka treguar në rrjetet sociale se është duke shijuar pushimet në Dubai dhe se nuk është ndikuar aspak nga situata.

Në rrjetet e saj sociale, ajo shfaqet duke shijuar restorantet luksoze dhe plazhet e Dubait. Vetë Alesia ka preferuar që mos të tregojë nëse sulmet e ndodhura kanë qenë pranë saj.

Jeta luksoze e Morena Tarakut në Dubai ka marrë një kthesë të papritur gjatë ditëve të fundit. Qyteti i njohur për qetësinë dhe qiellgërvishtësit është gjendur nën sulmin e raketave dhe dronëve iranianë, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve të ashpra mes SHBAsë, Izraelit dhe Iranit.

Në mes të kësaj situatë aspak të zakonshme ndodhet edhe Morena, e cila ka ndarë me ndjekësit pamje reale nga ajo që po ndodh rreth saj. Në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Morena ka publikuar një video ku shihet një shtëllungë e madhe tymi dhe zjarri vetëm pak metra larg vendbanimit të saj, si pasojë e rënies së mbetjeve nga dronët e interceptuar.

Një tjetër modele që këto ditë ka qenë në Dubai, është edhe Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda.

Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar foto nga rrugët e Dubait, duke shkruar ‘Jeta vazhdon’, ku fatmirësisht asnjë problem nuk ka pasur edhe për të.

Një tjetër artiste që këto ditë është gjendur në Dubai është edhe Kejsi Tola. Këngëtarja në rrjetet sociale ka publikuar pamje gjatë pushimeve të saj.

Pavarësisht komenteve, vetë Kejsi ka preferuar që të mos flasë për atë që është duke ndodhur por të publikojë imazhet nga destinacionet turistike.

Natyrisht që si çdoherë, artistja ka preferuar që të mos zbulojë se kush e shoqëron këto ditë në Dubai.

Sakaq, ministria jonë ka bërë thirrje që shqiptarët që gjenden në këto vende, të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak të një përshkallëzimi të situatës në Lindjen e Mesme.

Published inBank

Comments are closed.