Skip to content

E bujshme, Taulant Balla perplaset keq me Grida Dumen ne studio! I nxjerr te palarat per…

Pas vendimit të Partisë Socialiste për të mos dhënë autorizimin e kërkuar nga SPAK për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Ballukut, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka qenë i ftuar në emisionin “Top Story”, për të sqaruar qëndrimin e socialistëve.

Në një lidhje direkte, Balla u shpreh se vendimi i PS nuk cenon hetimin nga prokuroria, duke theksuar respektimin e Kushtetutës dhe prezumimin e pafajësisë. Ai u ndal edhe tek imuniteti i deputetëve, duke theksuar se në Shqipëri nuk ekziston imuniteti për hetime, në dallim nga disa vende të BE-së.

“Nuk ka imunitet për politikanët, për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Tani mos përfito nga rasti që je në studio. Duhet sqaruar ky moment. Para tre katër ditësh, të enjten e kaluar në parlamentin çek u votua një kërkesë për heqjen e imunitetit dhe mazhoranca e refuzoi heqjen e imunitetit për kryeministrin. Në rastin e Shqipërisë, koleges time Balluku, hetimi nuk preket nga vendimi për mosdhënien e autorizimit. Prokuroria e ka të lirë të gjithë fushën për ta hetuar dhe ta çojë në Gjykatë”, tha Balla, teksa më tej u “përplas” virutalisht me drejtuesen e këtij emisioni, Grida Dumën, të cilën kohë më parë e ka pasur dhe kolege në Kuvendin e Shqipërisë, teksa ajo qëndronte në kampin e të djathtëve.

Duke theksuar edhe një herë që Prokuroria e Posaçme ka të drejtë të vazhdojë hetimet, , por shumica socialiste vlerësoi se nuk kishte prova për të justifikuar arrestimin e ish-zv.kryeministres dhe se ajo nuk paraqet rrezik arratisjeje.

Taulant Balla: Dëshira e shumë njerëzve është që reforma në drejtësi të dështojë, por një pjesë tjetër ku bëjmë pjesë ne socialistët duam që reforma të ketë sukses. Nuk ka lidhje reforma në drejtësi dhe respektimi në gërmë i Kushtetutës së Shqipërisë ku prezumimi i pafajësisë është themeli. Është një vendim i duhur në momentin e duhur sa i përket respektimit të normës kushtetuese dhe po ashtu më lejoni t’i sqaroj qartësisht, zonja Duma, në Republikën e Shqipërisë për deputetët nuk ka imunitet për hetimin. Jemi ndër të paktat vende. Nuk jam bërë pishman dhe vendet anëtare të BE në pjesën më të madhe të tyre e kanë imunitetin, ne nuk e kemi imunitetin.

Grida Duma: Po gënjen…

Taulant Balla: Nuk ka imunitet për politikanët, për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Tani mos përfito nga rasti që je në studio. Duhet sqaruar ky moment. Para tre katër ditësh, të enjten e kaluar në parlamentin çek u votua një kërkesë për heqjen e imunitetit dhe mazhoranca e refuzoi heqjen e imunitetit për kryeministrin. Në rastin e Shqipërisë, koleges time Balluku, hetimi nuk preket nga vendimi për mosdhënien e autorizimit. Prokuroria e ka të lirë të gjithë fushën për ta hetuar dhe ta çojë në Gjykatë.

Taulant Balla: Më kishte marrë malli të të kisha përballë se ke lënë ekipin e dobët, më dëgjo mua se nuk je anëtare e GP të PD.

Grida Duma: Unë jam individi që ka përgjegjësi jo vetëm për PD, por për një audiencë të madhe.

Balla: Partisë Socialiste mos ia qaj hallin, Gridë, po të them diçka tjetër. Bazuar në Kushtetutë çdo njeri quhet i pafajshëm për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë, bazuar në kodin penal akuza që është ngritur ndaj Ballukut në fund të një procesi nuk është një vepër penale që mund të dënohesh me burg, mund të dënohesh dhe me dënime të tjera. Dhe ajo që tha zoti Manja sot është që ka një praktikë të konsoliduar që nuk jepet arrest në fillim si masë sigurie. Unë nuk e di pse SPAK kërkoi autorizim për dhënien e arrestit, ajo që po u them është se prokuroria është në të drejtën e vet që të bëjë hetimin dhe ne jemi në respekt të pushtetit legjislativ që të vlerësojmë që kjo kërkesë për dhënie të autorizimit nuk është e bazuar në prova, nuk ka rrezik që Balluku mund të arratiset dhe e ka treguar me veprimet e veta korrektesë maksimale dhe mbi të gjitha është e rëndësishme të kuptojmë që ajo që kemi thënë sot është i njëjti mesazh që e kemi thënë gjithmonë, sa i përket betejës në drejtësi zonja Balluku do e bëjë vetë me avokatët e saj.

Published inBank

Comments are closed.