Skip to content

E fundit! Kërnohet me jetë milionerin, djalin e ish Kryeministrit të Shqipërisë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë në një ngjarje të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë ambienteve të televizionit. Sipas dëshmisë së tij, persona të maskuar, të armatosur dhe të pajisur edhe me shkopinj bejsbolli, të cilët lëviznin me një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, janë afruar në zonë dhe e kanë kërcënuar drejtpërdrejt.

Endri Meksi është djali i Aleksandër Meksit, një prej figurave të njohura të politikës shqiptare, i cili ka mbajtur postin e Kryeministrit të Shqipërisë në vitet 1992–1997, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në periudhën e parë pas rënies së komunizmit.

Në kallëzimin e depozituar pranë autoriteteve, Endri Meksi pretendon se nga automjeti kanë zbritur tre persona, të cilët kanë pasur një sjellje agresive dhe intimidiuese ndaj tij. Rrethanat e plota të episodit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Pas denoncimit, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë jo vetëm të vetë televizionit, por edhe të disa bizneseve përreth, me qëllim rindërtimin e itinerarit të autorëve dhe dokumentimin e lëvizjeve të tyre para dhe pas ngjarjes. Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë është konstatuar se automjeti tip “Audi” i bardhë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të zonës së Saukut.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar identitetin e personave që ndodheshin në mjet, si edhe për të kuptuar motivet e mundshme të këtij kërcënimi. Deri në këtë fazë, nuk ka ende persona të ndaluar, ndërsa pritet që analizimi i plotë i pamjeve filmike dhe veprime të tjera procedurale të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./FAKTOR.AL

Published inBank

Comments are closed.