Skip to content

Thuhet se dhnohej nga i dashuri, kjo është e reja që humbi jetën në QSUT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë e re ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.

Viktima është identifikuar si Xhuana Nikolli, e cila sipas burimeve paraprake ishte transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë helmimit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se e reja dyshohet se ka konsumuar lëndën helmuese pas një konflikti me partnerin e saj, ku pretendohet se mund të jetë dhunuar. Megjithatë, këto rrethana mbeten ende të pakonfirmuara dhe pritet që të sqarohen nga hetimet zyrtare të policisë.

Ngjarja krijoi konfuzion edhe në rrjetet sociale, pasi fillimisht u përhap lajmi se viktima ishte Xhovana Nikolli, një personazh i njohur në rrjetet sociale. Por kjo rezultoi e pavërtetë. Vetë Xhovana Nikolli reagoi më herët për redaksinë e JOQ Albania duke sqaruar se ishte mirë dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Published inUncategorized

Comments are closed.