Skip to content

Dy zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kapen duke bërë sk*s ngjitur me zyrën e Kumbaros

Avokati Arben Llangozi ka nxjerrë detaje nga skandali seksual që ka shpërthyer në Ministrinë e Arsimit. Deklarata e Llangozit se dy zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kapen duke kryer marrëdhënie intime ngjitur me zyrën e Kumbaros bëri xhiron e mediave, por pas skepticizmit për vërtetësinë e lajmit, Llangozi ka publikuar inicialet e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, i identifikuar vetëm me inicialet V.S.

Në reagimin e tij, thuhet se drejtori në fjalë u përfshi në një skandal seksual brenda ambienteve të institucionit dhe disa ditë më pas ka paraqitur dorëheqjen. Llangozi u shpreh gjithashtu se identiteti i një vartëseje që dyshohet se ishte e përfshirë në këtë ngjarje nuk po bëhet publik për arsye etike dhe familjare.

Llangozi thekson se incidenti dyshohet të ketë ndodhur në një zyrë që ndodhet mes zyrës së ministres Mirela Kumbaro dhe asaj të Erzen Tolës gjatë orarit të punës, ndërsa shton gjithashtu se ka pasur përpjekje për të mos u bërë publike ngjarja.

Postimi i plotë i Llangozit:

Për të gjithë ata skeptikë që dyshojnë në vërtetësinë e lajmit lidhur me një aferë seksuale të pretenduar në ambientet e Ministrisë së Arsimit, e drejtuar nga Mirela Kumbaro, po publikohen edhe disa detaje të tjera që, hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Këto informacione shtesë synojnë të sqarojnë rrethanat dhe pretendimet që kanë qarkulluar, duke ofruar një pasqyrë më të plotë për publikun.

Një Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, i identifikuar vetëm me inicialet V.S., u përfshi në një skandal me natyrë intime dhe seksuale që kishte ndodhur brenda ambienteve të institucionit shtetëror. Pak ditë pas ngjarjes, ai paraqiti dorëheqjen.

Identiteti i vartëses me të cilën thuhet se kishte marrëdhënie intime në zyrë është i njohur, por për arsye etike dhe familjare nuk po bëhet publik as emri dhe as inicialet e saj. Sipas pretendimeve, rasti u mbajt larg vëmendjes publike për të shmangur një skandal më të madh.

Zyrtarja në fjalë ende nuk ka dhënë dorëheqjen pasi, gëzon mbështetje për shkak të marrëdhënieve miqësore me Mirela Kumbaron. Ndërkohë, zyra ku pretendohet se ndodhi incidenti ndodhet mes zyrës së ministres Mirela Kumbaro dhe asaj të Erzen Tolës.

Gjithashtu, ky i fundit është përfshirë në përpjekje për të bindur dëshmitarët që të mos flasin për atë që kanë parë.

Published inBank

Comments are closed.