Skip to content

Rama përmbyset vetëm me revoltë, ndonjë opozitar duhet dhe të

Agron Tufa, në një koment të tijin, thotë se Edi Rama nuk mundet me votë.

Sipas tij, Rama mundet veç me revoltë e rebelim.

Madje, sipas tij, opozitarët duhet të mendojnë edhe të japin jetën, për të mundur Ramën.

“Tani pa hile, edhe 1 herë: A mundet Rama me votë!? Unë besoj se nuk mundet. Ka shumë vjet që e them se Rama përmbyset me revoltë e rebelim të pandalshëm. Për këtë duhen dy kushte:

1-Një opozitë që të frymëzojë;

2-Një vendosmëri dhe bindje e gjithsecilit që del në protestë dhe rebelim, se qeveria rrëzohet, dhe se deri në rrëzimin e saj mund të humbasësh dhe jetën tënde, që është një dhe e pakthyeshme…

Ngecjet janë në të dy pikat, por sidomos kjo e dyta…

Kur ta kapërcejmë frikën e pikës së dytë, Rama ka rënë brenda 3-4 orësh”, shkruan ai.

Published inBank

Comments are closed.