Skip to content

Ambasadorja e SHBA solli mesazhin e bujshëm nga Trump për Ramën që Shqipëria do të…? Analisti zbulon detajet e bujshme

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur lidhur me takimin në Kryeministri të shefit të qeverisë Edi Rama me ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Gjatë fjalës së tij, Vangjeli theksoi se takimi erdhi pa një njoftim zyrtar.

Lidhur me pamjet e publikuara ku duket momenti kur Rama pret ambasadoren në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, Vangjeli theksoi se sipas tij duken pamje të filmuara me porosi. Ai shtoi se filmimi me porosi ndodh për të treguar se një person i rëndësishëm vjen në Tiranë për takim ndërkohë që sot opozita protestoi para Kuvendit.

“Një detaj më interesant në këtë histori e cila nuk ka asnjë shpjegim zyrtar, asnjë komunikatë zyrtare, po duket edhe nga këndi i xhirimit që është një filmim i porositur për të rrëfyer se çfarë ka ndodhur, me të gjitha gjasat.

U tha se ishte një qytetar i rastësishëm që kaloi me telefon atje. Po me të gjitha gjasat është një nga ato menutë që serviret nga kryeministri për të treguar shiko se kush po vjen këtu dhe ishte nga pikëpamja sërish formale në një ditë dramatike për të, mazhorancën e tij, politikën shqiptare në përgjegjësi me një kurs përplasje që po duket jo thjesht në horizont, por gjithmonë dhe më pranë me Bashkimin Evopian, me vendet më të fuqishme të Bashkimit Europian dhe mbi të gjitha dhe me Britaninë e Madhe.

Kjo duket njëlloj si një çast qetësie, një çast si të hysh në portë. Nuk do të mundja dhe nuk doja të spekuloj për asnjë arsye, sepse ato mund të jenë që nga një vizitë kortezie. Nuk besoj se ka ardhur të jap ndonjë mesazh sepse nuk do të ishte ky kanal i përshtatshëm për ta bërë”, tha ai në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Ndërsa gazetari Dritan Hila ka pasur një këndvështrim tjetër për këtë takim.

Hila vuri në dukje karakterin e udhëheqësve që pëlqen administrata Trump dhe kontekstin politik të vizitës. Sipas tij, vizita e Guilfoyle nuk lidhet vetëm me marrëdhëniet diplomatike formale, por është gjithashtu një sinjal politik nga administrata Trump.

Hila gjithashtu theksoi rolin e senatorit Rubio si një figurë me ndikim brenda administratës amerikane, duke argumentuar se vizita mund të shërbejë për të dërguar një mesazh strategjik që lidhet me interesat ekonomike dhe politike të Shteteve të Bashkuara në rajon.

“Rama është një njeri i cili të mbaron punë, do në Zvërnec merr Zvërnecin, do në Sazan merr Sazanin. Kështu ka qenë dhe Berisha, po doje të merrje një diçka, ta ndante mendjen, të mbyllte punë Berisha, nuk rrinte ta tirrte gjatë. Dhe Trumpi i pëlqen këta lloj udhëheqësish të fortë. Kjo sjell një mesazh, nuk vjen kot që shtyjë kohën në Tiranë, por nuk besoj që është mesazh armiqësor, sepse po të ishte mesazh armiqësor. Edhe unë kështu e mendoj që ka sjellë një mesazh nga Presidenca, nga mbretëria e Trumpit e cila është ende e fortë. Ai shkakton frikë dhe ka bërë ca luftëra, i ka idetë e qarta. Kjo është një nga ata njerëz që të sjellin një mesazh, nuk ka ardhur për shtyrë mbrëmjen në Tiranë, është më e bukur Athina për të shtyrë natën”, tha Hila në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Ende nuk dihen arsyet konkrete të vizitës së Kimberly Guilfoyle në Kryeministri. Ajo njihet si një nga figurat më të mbështetura nga presidenti Donald Trump, pasi ka qenë ish e fejuara e djalit të tij.

Published inBank

Comments are closed.