Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar fizikisht e seksualisht një 28-vjeçar.
Sipas specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasit Erion Lala, 30 vjeç, Elsa Sherifi, 24 vjeçe dhe Marslida Kita, 22 vjeçe, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë 28-vjeçarit dhe më pas e kanë dhunuar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Te Pamja” në kryeqytet. Sipas hetimeve paraprake, të rinjtë fillimisht e kanë rrahur dhe lidhur të riun, duke e dhunuar edhe seksualisht, e më pas e kanë futur në bagazhin e një automjeti.
Ka qenë ndërhyrja e një patrulle policie që ka ndaluar automjetin, ku gjatë kontrollit është gjetur 28-vjeçari i lidhur në bagazh.
Tre të dyshuarit janë vënë në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e saj.

Comments are closed.