E shtuna ka nisur me kthjellime dhe vranësira dhe do të vijojë të jetë e paqëndrueshme edhe gjatë pjesës tjetër të ditës. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se sot priten reshje shiu në gjithë territorin.
Moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra (në male) parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë ultësirës perëndimore dhe relieveve malore të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë në drejtimin juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Sot, më 14 Mars shqiptarët festojnë edhe Ditën e Verës. Një festë pagane në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë, duke simbolizuar ikjen dalëngadalë të dimrit të ardhjen e pranverës.
Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet fort në qytetin e lashtë të Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.

Comments are closed.