Pavarësisht sigurive të dhëna nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, Irani ka vendosur zyrtarisht të braktisë Kupën e Botës 2026.
Ky vendim vjen si shenjë proteste ndaj vendeve perëndimore pas sulmit ndaj ish-liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Në rrethanat e krijuara, FIFA po shqyrton zëvendësimin e tyre me kombëtaren e Italisë, e cila aktualisht ndodhet në fazën “Play-Off”.
Përzgjedhja e Italisë bazohet në koeficientin e lartë që kjo skuadër mban në renditjen e përgjithshme botërore.
Si ekipi më i kuotuar midis atyre që ende nuk kanë siguruar kualifikimin, Italia ka përparësi për të hyrë direkt në turne. Ky rregull i jep mundësinë kombëtares “Azzurre” të kalojë automatikisht në fazën e grupeve pa pasur nevojë të luajë ndeshjet shtesë.
Ky lajm sjell festë edhe në Shqipëri, pasi vendi jonë ka një numër të lartë tifozësh të Italisë.
Tërheqja e mundshme e Iranit nuk i hap derë Shqipërisë, shanset mbeten thuajse të pandryshuara
Diskutimet për një tërheqje të Iranit nga Botërori 2026 dhe një futje të mundshme të Italisë në vend të tij kanë ngritur pyetjen nëse kjo do të favorizonte Shqipërinë në garën për kualifikim. Por, në praktikë, ndikimi për kuqezinjtë do të ishte pothuajse zero. Sipas skemës zyrtare të play-off-it europian, Shqipëria ndodhet në Path B, ku përballet me Poloninë, ndërsa Italia është në Path A, në anën tjetër të shortit.
Kjo do të thotë se edhe nëse Italia do të gjente një rrugë tjetër për të hyrë në Botëror, kjo nuk do të ndryshonte automatikisht rrugën e Shqipërisë. Kuqezinjtë mbeten të detyruar të kalojnë fillimisht Poloninë dhe më pas finalen e path-it të tyre, për të siguruar një biletë për në turneun final.
Nga ana tjetër, vetë çështja e Iranit mbetet ende e paqartë. Reuters raportoi më 11 mars se ministri i Sportit i Iranit tha se skuadra nuk mund të marrë pjesë në Botëror, por një ditë më pas Donald Trump deklaroi se Irani teknikisht është ende i mirëpritur, ndërsa FIFA nuk ka dhënë ende një vendim final për zëvendësimin e mundshëm të ekipit aziatik.
Në përfundim, edhe nëse skenari “Irani jashtë, Italia brenda” do të ndodhte, Shqipërisë nuk do t’i rriteshin realisht shanset për kualifikim. Rruga e saj mbetet po ajo: fitore ndaj Polonisë dhe më pas edhe në finalen e play-off-it.

Comments are closed.