Ditën e diel moti parashikohet relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male në orët e mesditës deri pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites moti parashikohet sërish i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të izoluara në formë pikash në relievet malore veri e lindje në orët e mesditës dhe pasdites.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 21 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 0 gradë celcius.
Era do të fryjë juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në bregdet, lugina dhe male hera-herës deri 15m/s.

Comments are closed.