Gazetari Artan Hoxha ishte pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku foli më shumë për ngjarjet e rëndësishme të javës që po lemë pas, ku bie në sy refuzimi i PS-së për të hequr imunitetin e Ballukut dhe konferenca e Ramës me gazetarët.
Hoxha thekson se kjo e fundit ndodhi pasi Rama u detyrua nga një fuqi më e madhe.
Nuk është në stilin e tij të jetë transparent, shton gazetari. Për Hoxhën, Balluku ka mbaruar politikisht, por Rama me narrativën e krijuar fitoi kohë.
Artan Hoxha: Nuk është një situatë e mirë, e mbushur me probleme. Kur ka dalë për herë të fundit me kaq shumë tema të renditura mirë. Kishte mbledhur të gjithë temat që keni diskutuar, dukej sikur ishte shefi i moderatorëve. Kishte mbledhur gjithë ingredientët, u mundua të japë përgjigje si i jep ai. Tregon se një fuqi madhore e detyroi ta bënte këtë gjë. Nuk është në stilin e Ramës të jetë transparent. Është një prestidigjitator. U mundua të justifikonte një sërë veprimesh të vetat. Të jepte një narrativë tjetër për ata që besojnë ende Ramën. Dukej se presioni i akumuluar duhej të shkarkohej. Gjithçka që ndodhi në atë konferencë është një rrjedhojë e situatës.
Balluku ka filluar që prej 30 tetorit. Aktualisht jemi në muajin e pestë. Jam vendosur në masë sigurie, pa qenë i pandehur. Ndërkohë zv.kryeministrja, që ka gjithë atë formulë shpenzimesh dhe dëmi shkaktuar buxhetit, ndodhi e kundërta, u mor e pandehur pa masë sigurie. Taktika e SPAK këtë radhë nuk e pashë që ishte e njëjta. Ata pritën një muaj. SPAK kërkoi dy masa sigurie, që u pranuan nga GJKKO, pezullimi nga detyra dhe bllokimi i pasaportës.
Kryeministri e çoi në GJK, kur u vendos pezullimi i pezullimit, drejtuesi i SPAK, Dumani iu drejtua Kuvendit për masë sigurie më të ashpër. Dukej që SPAK e rriti intensitetin. Sigurisht që Rama, do të fitojë kohë. Dhe këtë bëri. Krijoi narrativa të ndryshme. Politikisht zonja Balluku është e mbaruar. Qëllimi i Ramës ishte të krijonte një situatë të re, që kufirin te Thana e vendos ai.


Comments are closed.