Skip to content

E fundit! Shp rthen makina e policit të njohur (Detaje)

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me vendosjen e tritolit në automjetin e një 41-vjeçari.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55 në qytetin e Lezhës, ku dyshohet se në një automjet i parkuar tip “Volksëagen Golf”, i është vendosur lëndë plasëse.

Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Gent Gjetja, punonjës policie në DVP Lezhë.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volksëagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Published inBank

Comments are closed.