Skip to content

Arta Dade feston sot ditëlindjen, Erion Braçe i bën urimin emocionues që do iu bëjë të gjithëve të mendoni thellë

Deputeti i PS-së Erion Braçe, nuk i ka harruar kolegët që i kanë hapur dyet në politikë. Në një postim të gjatë në Facebook, Braçe i ka bërë një dedikim të veçantë ish-deputetes së PS-së Arta Dade, e cila sot feston ditëlindjen e 73-të.

Deputeti socialist shkruan se Dade ishte një nga modelet me të cilët do te identifikohet Partia Socialiste dhe se se ishte një ndër zonjat që nuk i “shndërroi” pushteti.

Po ashtu Braçe i ka dedikuar edhe disa fjalë njërit prej emrave më të rëndësishëm të PS-së, Namik Dokle. Ligjvënësi socialist shkruan se Dokle qëndroi kor kohët nuk ishin të qeta dhe u largua më pas me dinjitet.

Qendroi ne beteje edhe kur dhuna ishte brutale, materializuar nga shkopinj e arme qe merrnin jete dhe u terhoq plot dinjitet kur parimet e tij binin ndesh me menyren si ushtrohej pushteti; sa shume vlen kjo!“, thekson ai në postimin e tij.

Postimi i plotë i Braçes:

NJE YLL DHE NJE BURRE!

Une kam qene pafund me fat ne 35 VITE ne PARTINE SOCIALISTE, prej grave e burrave qe me hapen dyert e saj, me mbajten prane e ndane me mua gjithcka dinin, me mesuan TE MAJTEN, me treguan betejat plot nder e dinjitet, me ben shok e me dhane mundesi ti kem miq!

ARTA DADE-nje yll qe ndrin prej shpirtit te saj te bukur, mendjes perhere te fresket dhe pasionit thuajse luftarak, eshte nje nga modelet e perjetshme me te cilet do te identifikohet PARTIA SOCIALISTE;

Kohet do sjellin pafund vajza e gra ne shtepine tone, por grate qe shpetuan PS ne dy opozita-njera me e pergjakshme se tjetra, te renda per cdo vajze e grua, qe nuk i shnderroi dot pushteti, sic Arta, do jene aty si shembulli per tu ndjekur!

NAMIK DOKLE-nje burre ne cdo dimension njerezor, prej mendimit, fjales, veprimit, qendreses, nderit e dinjitetit, nga themelimi dhe ende, ishte dhe eshte nje tjeter model me te cilin edhe sot identifikohet PARTIA SOCIALISTE;

Qendroi ne beteje edhe kur dhuna ishte brutale, materializuar nga shkopinj e arme qe merrnin jete dhe u terhoq plot dinjitet kur parimet e tij binin ndesh me menyren si ushtrohej pushteti; sa shume vlen kjo!

ARTA DADE SOT KISHTE DITELINDJEN DHE UNE DUA TI UROJ PAFUND JETE DHE CDO GEZIM NE TE;

NAMIK DOKLE KISHTE PAK DITE ME PARE DITELINDJEN DHE DUA TI UROJ JETE TE GJATE DHE MENDJE TE FORTE PER TE SHKRUAR ENDE!

GEZOFSHI!

Published inBank

Comments are closed.