Ish-drejtori i ALUIZNI-t Gentian Meçaj është ndarë nga jeta në moshë të re. Lajmin e ka dhënë përmes një shënimi në rrjetet sociale, miku i tij, Mareglen Disha, i cili është kryetari i Bashkisë së Librazhdit.
Disha shkruan se do ta kujtojë gjithmonë si një njeri korrekt dhe të qetë. Po ashtu ai i ka ofruar ngushëllime edhe familjarëve për humbjen e madhe.
“Me shumë dhimbje mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kolegut dhe shokut tim, @gentimecaj .
Kam pasur kënaqësinë të punoj me të në Kadastër dhe do ta kujtoj gjithmonë si një njeri korrekt, të qetë dhe shumë të respektuar nga të gjithë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëshortes Aida, tre djemve, të afërmve dhe miqve të tij.
U prehsh në paqe, Gentian”, shkruan Disha në Facebook.
Po ashtu në rrjetet sociale ka reaguar edhe bashkëshortja e Meçajt, Aida, e cila shkruan se ikja e Gentianit, është një dhimbje madhe për familjen e tyre. Çifti janë prindër të tre djemëve.
“Genti im, dashuria e jetës sime, ma copetove shpirtin! Jetove me zemer e shpirt te jashtezakonshem dhe luftove pa u ankuar, ne heshtje, me force, guxim e dinjitet! Tani me takon mua te behem e forte sic me thoshe se jam edhe pse forca ime ishe ti! Do jetosh gjithmone ne syte e buzeqeshjet e tre yjeve tane, qe do rriten duke mbajtur ne zemer bashke me mua, emrin tend dhe dashurine e madhe qe na dhurove, ajo eshte me e forte se koha me e forte se ndarja! U prehsh ne paqe engjelli yne! Zoti te deshi prane!”, shkruan ajo.

Comments are closed.