Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar. Vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur nga ky incident.
Po ashtu Indeksonline mëson se dorasi në këtë rast dyshohet të jetë Nexhdet Zymberaj. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet policore.
Indeksonline mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit ku Zymberaj dyshohet se ka plagosur dhe vrarë klientët e tij brenda lokalit.
Gjakova është tronditur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i vrarë 38-vjeçari, Rasim Binakaj. Nga ky incident me armë zjarri, përveç viktimës, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, ndërsa i dyshuari kryesor është pronari i lokalit ku ndodhi krimi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.
Viktima e këtij rasti është identifikuar si Rasim Binakaj, rreth 38-vjeçar.

Comments are closed.