Nënë e një djali 7-vjeçar, kjo është shqiptarja që u gjet e vd*kur l*dhur pas një peme në Itali, e trishte ca ndodhi

Vajza që shihni në foto është Ermela, 27-vjeçarja shqiptare e cila u gjet pa shenja jete në rajonin Molise, e lidhur pas një peme.

Ngjarja horror ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ndërsa ende mbetet mister shkaku i vdekjes së saj.

E reja, e cila ishte nënë e një djali 7-vjeçar, ishte shpallur e zhdukur nga ish-bashkëshorti, i cili nisi ta kërkonte pasi nuk po arrinte ta kontaktonte. Ishte pikërisht ai që e gjeti trupin dhe njoftoi menjëherë autoritetet dhe shërbimet mjekësore, por për fat të keq, ishte tepër vonë.

Ermela ishte një emër i njohur në komunitetin lokal, ku punonte pranë një qendre për emigrantët dhe njihej për përkushtimin e saj si nënë. Djali i saj, sipas të afërmve dhe fqinjëve, ishte gjithçka për të.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë, ndërsa autoritetet italiane po presin rezultatet e autopsisë për të zbardhur rrethanat e sakta të vdekjes.