Mbesa e aktorit të njohur Robert Ndrenika, Ana Ndrenika, me profesion mjeke, ka reaguar në rrjetet sociale pas një sfide me pyetje bazike që u zhvillua në reality show-n Big Brother VIP Albania, ku disa prej banorëve patën rezultate të dobëta.
Në një postim të saj, ajo kritikoi mungesën e njohurive themelore dhe theksoi se në shoqërinë e sotme shpesh i kushtohet më shumë rëndësi luksit sesa dijes.
“Jetojmë në një kohë që shumë prej atyre që na rrethojnë dinë në detaj emrat e firmave të çantave luksoze, por nuk dinë të thonë se kush e ka shkruar ‘Iliadën’ apo sa vite ka një shekull. Drama nuk qëndron vetëm te mungesa e mendimit kritik, por edhe te mungesa e njohurive themelore bazike”,shkroi ajo.
“S’do të përfshihemi në luftë me Iranin” – Starmer: Nuk mund të lejojmë që konflikti në Lindjen e Mesme të bëhet një fat i papritur për Putinin
Mjekja reagoi edhe ndaj komenteve të disa përdoruesve në rrjet, të cilët sipas saj ironizojnë duke thënë se përgjigjet mund të kërkohen në platforma si ChatGPT.
Në një tjetër reagim, shoqëruar me një foto të banores Brikena, e cila pati një performancë të dobët gjatë pyetësorit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Ana Ndrenika theksoi se turp nuk është të kesh lidhje apo të puthësh dikë, por të mos njohësh figura dhe vepra të rëndësishme të kulturës dhe historisë, si Nënë Tereza apo romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadare.
Ajo e mbylli reagimin e saj me kritika të ashpra ndaj atyre që, sipas saj, vlerësojnë më shumë pamjen dhe luksin sesa përmbajtjen dhe dijen.

Comments are closed.