Meteorologu Hakil Osmani tha se moti për këtë javë do të jetë i paqëndrueshëm.
Sipas tij, gjatë kësaj jave do të kemi prezente reshjet e shiut kryesisht në zonat bregdetare dhe ato në qendër, ndërsa sa i përket zonave malore priten të mbulohen edhe nga reshje të pakta dëbore.
“Kjo javë, ndryshe nga javët e tjera të marsit, ka sjellë ndryshim të kushteve atmosferike. Do të kemi prezente vranësirat, të cilat do të jenë të pranishme për gjatë gjithë javën, të cilat më të dukshme do të jenë në fillim të javës, deri ditën e enjte. Edhe në mesditën e sotme vranësirat do të jenë prezente.
Në ditën e martë, ditën e mërkurë dhe ditën e enjte, vranësirat do të sjellin në territorin shqiptar reshje shiu, ku herë pas here në zona të izoluara do të jenë edhe në formën e rebesheve. Ndërsa në zonat malore pas (datës 19 mars) priten të rishfaqen edhe reshjet e dëborës, e cila do të vijë si shkak i rënies së temperaturave të ajrit, ku minimumet do të zbresin edhe në -2 gradë Celsius dhe maksimumet deri në 18 gardë Celsius.
Ditën e premte dhe në vijim kemi përmirësim të kushteve të motit, ku do të kemi edhe rritje të temperaturave”, u shpreh meteorologu.

Comments are closed.