Një ngjarje e rëndë u raportua ditë më parë në Tiranë, ku Xhuana Nikollaj, një vajzë plot jetë dhe në lule të rinisë, vendosi që të ndërmerrte aktin ekstrem, duke i dhënë fund jetës.
Ajo dyshohet se konsumoi fostoksinë, pas debateve dhe sherreve të njëpasnjëshme me ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar për herë të parë babai i të resë. Me zemrën e copëtuar nga humbja e vajzës së tij, dritës së syve, ai ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur”.
Mes lotëve, ai ka treguar se familja nuk ishte në dijeni për problemet që vajza mund të kishte kaluar në marrëdhënien e saj. Sipas tij, edhe divorci mes tyre ishte kryer në mirëkuptim nga të dyja palët dhe se vajza e tij kishte tentuar që të rindërtonte jetën në kryeqytet.
Ai u ka bërë thirrje drejtësisë që të zbardhë këtë ngjarje, ndërkohë që theksojmë se në kërkim prej ditësh është ish-bashkëshorti i të resë, Eraldo Fizi.
“Jemi të vdekur, vetëm marrim frymë. U zhvendos 3 muaj më parë në Tiranë. Lajmin na e dha vajza tjetër, se është në Tiranë. Nuk na ka thënë asgjë për dhunën, s’dinim asgjë. Me Eraldon u martua në qershor të vitit të kaluar. U divorcuan në janar. U ndanë pa ngatërresa, se nuk shkonin. Nuk jam në gjendje me fol, na falni. A do të ngjallet ajo?! Ia kemi lënë në dorë drejtësisë.”, tha ai.

Comments are closed.