Komentatorja politike, Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha ka qasje ekstremiste islamike, teksa PD bojkotoi seancën plenare në Kuvend, ku u votua rezoluta që e shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit.
Në një intervistë televizive, Gjikondi u shpreh se bojkoti i PD tregon lidhjet e Berishës me personat që nuk ia duan të mirën Shqipërisë.
Gjikondi shtoi se në Shqipëri janë trajnar ekstremistë të Iranit.
“Duhet të shikojmë historinë e kronologjisë së Berishës. Në dhjetor të 1992, Berisha e bëri Shqipërinë anëtare të vendeve islamike. Berisha nuk heq dorë nga qasja e tij ekstremiste islamiste, kjo është në vazhdën e saj. Nuk ka të bëjë me partitë politike, por ka të bëjë me kombin shqiptar. Ne kemi disa detyrime ndaj Amerikës, jo vetëm për ekzistencën tonë si shtet, por edhe për pavarësinë e Kosovës. Duhet të tregosh edhe mirënjohje. Ai është non grata. Ai me LaCivita dhe pagesat që bëri, është i qartë që non grata nuk i hiqet. Qartazi, nuk ka nevojë të ndjekim gurin që hedh Berisha në lumë. Mospjesëmarrjen në rezolutë ia bëri shtetit shqiptar. Janë trajnuar ekstremistë të Iranit në territorin e Shqipërisë si terroristë. Atë e di zoti Berisha. Edhe mospjesëmarrja e PD, tregon që sot e 33 vjet, asgjë nuk ka ndryshuar në lidhjet nëntokësore që ka Berisha me ata që nuk ia kanë dashur të mirën Shqipërisë. Mospjesëmarrja sot, nuk ka peshë, Shqipëria nuk ka peshë në arenën ndërkombëtare, është gjest gjeopolitik. Ka disa momente kyçe, kur të gjithë heshtin që t’i duhet të japësh mesazhin si mirënjohje”, theksoi ajo.

Comments are closed.