Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik ditën e djeshme, ku në Vjenë të Austrisë 3 shtetas nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në orarin e punës. Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj ishin duke punuar mbi një skelë ndërtimi së bashku me dy punëtorë të tjerë, para se ajo të rrëzohej dhe të ndërronin jetë.
Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga ngjarja. Ku sipas raportimit të mediave austriake, tre shqiptarët dhe boshnjaku mbetën nën rrënojat e betonit i cili ishte ende i pangurtësuar.

Ndërkohë sipas informacioneve të publikuara nga mediat kosovare, njëri nga punëtorët që ndërruan jetë, Asllan Musliu, ishte një ish-ushtari i UÇK’së. Ndërsa, Pajtim Bajrami, i cili ishte me origjinë nga Klina e Ulët e Skënderajt, dyshohet se ka lënë pas bashkëshorten dhe dy vajza të vogla, sipas komentuesve në rrjet. . (megjithëatë këto detaje nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht)

Zjarrëfikësit, deklaruan se punimet për shpëtimin e tyre ishin mjaft të vështira, pasi oborri i ngushtë i ndërtesës ku po punohej e vështirësoi afrimin te të bllokuarit. Po ashtu për shkak se betoni ishte i lëngshëm, zjarrëfikësit janë detyruar ta largojnë me dorë.
Si fillim janë nxjerrë dy nga punëtorët e bllokuar, por u konstatuan të vdekur, dhe vetëm pasi betoni ka filluar të ngurtësohet, pas rreth 2 orë e gjysmë u arritën të nxirren edhe dy trupat e tjerë.
Rreth 120 forca me rreth 30 automjete të zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile ishin në vendngjarje, e megjithëtarë pavarësisht përpjekjeve nuk mundën dot ti shpëronin të gjallë punëtorët.
Në lidhje me tragjedinë është bërë një regaim nga Ambasada e Kosovës, në Austri në mesnatën e së martës. Në këtë reagim ambasada ka shkruar: “Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo zhvillim lidhur me rastin. Në të njëjtën kohë, jemi të angazhuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave. Do të vazhdojmë t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast”
Sipas raportimeve të mediave austriake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën Porzellangasse. Gjatë punimeve për betonimin e një papafingoje, skela dhe struktura mbajtëse u shembën, në momentin kur pesë punëtorët ndodheshin mbi to.
Banorët e zonës, të cilët ishin të pranishëm në momentin e aksidentit kanë treguar momentet e tmerrit, po ashtu një operator vinçi e ka parë ngjarjen nga afër, por nuk ka patur mundësi të ndërhynte pasi ndodhej në lartësi.

Comments are closed.