Personazhet e njohur herë pas here përballen me lajme të rreme që shkruhen për ta. Ditën e sotme një media shqiptare ka publikuar një lajm për këngëtaren e njohur, Rozana Radi.
Media në fjalë ka publikuar një fotografi të artistes, ku gjithashtu i ka vendosur dhe një foto të një aksidenti me makinë
“Shuhet nga jeta këngëtarja Rozana Radi”, shkruhet krahas këtij imazhi.
Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar menjëherë moderatorja e “Goca dhe Gra”. Ajo ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan:
“Merreni me mend çfarë janë në gjendje të bëjnë portalet online”.


Comments are closed.