Skip to content

E fundit! Makina merr përpara të riun, 34-vjeçari ndërron jetë në vendngjarje (EMRI+FOTO)

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prizren ku një makinë ka përplasur për vdekje një të ri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Wesli Clark”, në Prizren, diku rreth orës 19:12.

Sipas gazetës Sinjali raportohet se viktima është 34-vjeçari Ilaz Osmanaj.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë zëdhënësi i policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili konfirmoi gjithashtu se është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale D.D., afro 24 vjeç.

Ndërsa bëhet me dije se trupi i viktimës është dërguar në spital ku do i bëhet autopsi dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi nga zëdhënësi i policisë:

Sot, më datë 18.03.2026, rreth orës 19:12, Policia ka pranuar informatë se në Spitalin Rajonal në Prizren është sjellë një person pa shenja jete, sipas mjekëve kujdestarë. Bazuar në informacionet fillestare, dyshohet se viktima është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren. Patrullat policore kanë dalë në spital, ku është konfirmuar se personi i pajetë është I.O., mashkull, rreth 34 vjeçar”.

Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se është goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull, rreth 24 vjeçar. Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete është  dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasesi ndalet për 48 orë.

E rëndë! Makina merr përpara të riun, 34-vjeçari

Viktima Ilaz Osmanaj

 

Published inBank

Comments are closed.