Në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua këtë të enjte janë marrë disa vendime ndër të cilat është kryer edhe një emërim i ri. Mësohet se Anisa Ruseti është emëruar zëvëndësministre e Brendshme.
Ruseti ka mbajtur më herët postin e nënkryetares së bashkisë Tiranë.
Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të enjte emërimin e Anisa Rusetit në postin e zv.ministres së Brendshme. Vendimi është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së radhë së qeverisë, duke i besuar Rusetit një rol të rëndësishëm në strukturat drejtuese të Ministrisë së Brendshme.
Ruseti nuk është një emër i panjohur në administratën publike, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës. Gjatë mandatit të parë të kryebashkiakut Erion Veliaj, ajo mbajti detyrën e drejtoreshës për Kreditë e Buta, një rol kyç në politikat socialise dhe të strehimit.
Më pas, në mandatin e dytë të Veliajt, Ruseti u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, ku kontribuoi në drejtimin dhe koordinimin e një sërë projektesh dhe politikash vendore.

Comments are closed.