Qeveria ka vendosur të ulë me 20 për qind akcizën që rëndon në çmimin për litër të karburantit, nafta dhe benzina.
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi sonte vonë në mbrëmje se është vendosur që akciza, aktualisht 39.6 lekë, të ulet në 31.68 lekë.
Kjo do të thotë se nafta dhe benzina do të duhet të ulen me 8 lekë.
Sot nafta arriti çmimin 214 lekë për litër duke pësuar gati 20 lekë rritje për litër.
Delvina Ibrahimaj njoftoi gjithashtu se është vendosur të ringrihet Bordi i Transparencës për të mbajtur nën kontroll rritjen e shfrenuar të çmimeve. /noa.al
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, foli në “Top Story” për rritjen e çmimit të naftës, masat që janë marrë për këtë situatë të krijuar si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Ajo u shpreh se situata po monitorohet për të shmangur abuzimet, teksa sqaroi edhe përse kemi një diferencë çmimesh nga vendet e rajonit.
“E vërteta është që prej disa vitesh na është dashur të përballojmë kriza të ndryshme. Ne jemi siç kemi bërë me dije, po monitorojmë në bazë ditore luhatjet e çmimeve. Deri tani fatmirësisht rritjet e materialeve të karburantit, që në familjet shqiptare zë një peshë 3%, nuk është kryesorë në shportën e konsumit. Pesha e shportës është publike në të dhënat e INSTAT, ku janë peshat e produkteve të shportës. Është edhe një analizë që e patëm bërë në 2022.
Të fusnim një mekanizëm në ligj, atë të krijimit të bordit të transparencës. Dua të flas për diferencën e çmimeve me vendet e rajonit. Është niveli i taksimit shkak i diferencës. Ata tregtojnë karburantin me nivelin e bursës, vjen diferenca e çmimit nga niveli i taksimit. Në kushte normale zë rreth 54% të çmimit të tregtimit.
Taksën e qarkullimit e kemi treguar që në Shqipëri paguhet në pikat e tregtimit, për litër. Vijojmë të mbajmë në fuqi taksimin për litër pasi nëpërmjet kësaj politike ata që konsumojnë më shumë paguajnë më shumë. Ministria ka nisur një task-forcë që po monitoron abuzimet në treg, por deri më tani nuk ka pasur një abuzim me çmimet”, tha Ibrahimaj.

Comments are closed.